“Çdo ndërhyrje do të ketë pasoja”, Irani paralajmëron përshkallëzim të ri në Ngushticën e Hormuzit

“Çdo ndërhyrje do të ketë pasoja”, Irani paralajmëron përshkallëzim të ri në Ngushticën e Hormuzit

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka paralajmëruar se çdo ndërhyrje në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit, jashtë kornizës së memorandumit të mirëkuptimit të arritur me Shtetet e Bashkuara, rrezikon të përshkallëzojë tensionet në rajon. Deklarata vjen pas tre ditësh armiqësish të ripërtërira, ndërsa Teherani dhe Uashingtoni akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit të parashikuar në memorandumin e nënshkruar më 17 qershor për kontrollin e kësaj rruge ujore strategjike. Ngushtica e Hormuzit, e cila ndan Iranin dhe Omanin, u rihap më 17 qershor, por autoritetet iraniane kanë lejuar vetëm një korridor lundrimi përgjatë bregdetit të tyre, duke paralajmëruar se çdo anije që nuk respekton rregullat mund të bëhet objekt sulmi. Situata u tensionua sërish pasi Omani njoftoi hapjen e një rruge alternative detare në...