Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

Gjykatësi federal Alvin K. Hellerstein i gjykatës së Manhattanit në New York ka caktuar datën 1 qershor 2027 si ditën kur ish-presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, do të dalin në gjyq në Shtetet e Bashkuara nën akuzat për trafikim ndërkombëtar droge. Vendimi u mor gjatë një seance dëgjimore paraprake 15-minutëshe të zhvilluar këtë të mërkurë, më 22 korrik 2026. Sipas orarit të miratuar nga gjykata federale, ekipi mbrojtës do të nisë paraqitjen e kërkesave zyrtare për të kundërshtuar aktakuzën në fillim të shtatorit. Më pas, çifti do të rikthehet në sallën e gjyqit më 17 nëntor për argumentet gojore mbi mocionet. Lidhur me qëndrimin e tyre dhe ecurinë e seancës, raportohet se asnjëri prej tyre nuk foli gjatë seancës...