Burgim i përjetshëm për adoleshentin që kreu sulm masiv në një shkollë në Gjeorgji

Burgim i përjetshëm për adoleshentin që kreu sulm masiv në një shkollë në Gjeorgji

Adoleshenti që kreu një sulm masiv me armë në një shkollë të mesme në Gjeorgi në vitin 2024, duke vrarë katër persona, u dënua më 28 korrik me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht. Colt Gray, 16 vjeç, u dënua disa ditë pasi u deklarua fajtor për 55 akuza, përfshirë vrasje të rëndë, sulm të rëndë dhe keqtrajtim të fëmijëve, lidhur me sulmin e 4 shtatorit 2024 në shkollën e mesme Apalachee, ku vrau dy nxënës dhe dy mësues dhe plagosi nëntë persona të tjerë. Gray ishte 14 vjeç në kohën e sulmit. Sipas USA Today, prokurori Brad Smith kërkoi dënimin maksimal, duke thënë se Gray “gjuajti me armë ndaj njerëzve krejtësisht të panjohur vetëm që të bëhej i famshëm”, ndërsa avokati i...