Brukseli hap thesin për Kievin, 2.8 miliardë euro për Ukrainën

Brukseli hap thesin për Kievin, 2.8 miliardë euro për Ukrainën

Bashkimi Europian i transferoi Ukrainës një këst të ri ndihme financiare me një vlerë afro 2.8 miliardë euro. “Shpejtësia dhe angazhimi i Ukrainës në zbatimin e reformave të rëndësishme e kanë justifikuar këtë pagesë”, deklaroi komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos. Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, tha se fondet do të përdoren për financimin e shpenzimeve më të rëndësishme shtetërore, përfshirë sektorin social dhe atë humanitar. Sipas Komisionit Europian kjo është pagesa e shtatë në kuadër të të ashtuquajturit instrument financiar Ukraine Facility. Përmes këtij mekanizmi financimi deri në fund të vitit 2027 Ukraina mund të përfitojë deri në 50 miliardë euro. Ndihmat e mëtejshme pas ndryshimit në Hungari Që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022 Bashkimi Europian dhe shtetet e tij anëtare kanë premtuar ndihma me vlerë gati...