Britania ndalon anijen-cisternë ruse në kanalin anglez, pjesë e ‘flotës hije’

Britania ndalon anijen-cisternë ruse në kanalin anglez, pjesë e ‘flotës hije’

Forcat e armatosura britanike kanë ndaluar një anije-cisternë ruse të së ashtuquajturës “flotë hije” në Kanalin Anglez, në orët e para të mëngjesit të së dielës, ka deklaruar Kryeministri britanik Keir Starmer. Në një operacion që zgjati gjashtë orë, komandot e Marinës Mbretërore dhe oficerë të trajnuar posaçërisht të Agjencisë Kombëtare të Krimit hipën në anije, me mbështetjen e Forcave Ajrore Mbretërore (RAF). Sipas një deklarate të Ministrisë britanike të Mbrojtjes (MoD), anija “Smyrtos” do të mbahet dhe monitorohet pranë bregdetit jugor të Anglisë, ndërsa hetimet vijojnë. Keir Starmer u shpreh: “Ky operacion i suksesshëm i jep një tjetër goditje Rusisë dhe u kujton atyre që financojnë luftën e Putinit në Ukrainë se ne nuk do t’i lejojmë të fshihen,” shkruan BBC. Sekretari britanik i...