Britania i beson Inteligjencës Artificiale verifikimin e emigrantëve të paligjshëm, ja si do të funksionojë/ Reagime të ashpra nga organizatat për të drejtat e njeriut: Mizore!

Britania i beson Inteligjencës Artificiale verifikimin e emigrantëve të paligjshëm, ja si do të funksionojë/ Reagime të ashpra nga organizatat për të drejtat e njeriut: Mizore!

Një sistem i njohjes së fytyrës me Inteligjencë Artificiale do të përdoret nga viti i ardhshëm në kufijtë e Mbretërisë së Bashkuar për të identifikuar emigrantët e rritur që pretendojnë se janë fëmijë. Teknologjia do të analizojë fotografitë e personave të marra në kufi për të vlerësuar moshën e tyre dhe synon të ndihmojë autoritetet në identifikimin e rasteve të mashtrimit në sistemin e azilit. Ministria e Brendshme deklaroi se testimet fillestare kanë treguar “performancë dhe saktësi premtuese” dhe se sistemi do të ndihmojë në zbulimin e emigrantëve të rritur “që përpiqen të manipulojnë sistemin”. Një kontratë për zhvillimin dhe testimin e teknologjisë i është dhënë kompanisë Akhter Computers Ltd me seli në Harlow. Projekti do të kushtojë 322 mijë paund gjatë tre viteve dhe...