Britania e Madhe rrit nivelin e alarmit për terrorizëm pas sulmit në Londër

Britania e Madhe rrit nivelin e alarmit për terrorizëm pas sulmit në Londër

Autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar kanë rritur nivelin e alarmit nga terrorizmi nga “i mesëm në të lartë” në “të rëndë”, pas sulmit me thika të ndodhur në zonën e Golders Green në Londër. Vendimi është marrë nga Qendra e Përbashkët e Analizës së Terrorizmit (JTAC), e cila vlerëson në mënyrë të pavarur rrezikun e sulmeve terroriste në vend. Sipas qeverisë britanike, niveli i ri do të thotë se një sulm terrorist konsiderohet “shumë i mundshëm” brenda gjashtë muajve të ardhshëm. Policia kundër terrorizmit e ka cilësuar ngjarjen në Golders Green si një incident terrorist, duke konfirmuar natyrën e sulmit. Ministrja e Brendshme, Shabana Mahmood, deklaroi se rritja e nivelit të kërcënimit nuk lidhet vetëm me këtë ngjarje, por është rezultat i një rritjeje të...