Britania dhe BE nënshkruajnë traktatin historik për Gjibraltarin
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një traktat historik mbi Gjibraltarin. Firmat u hodhën këtë të martë në Bruksel, në prani të Kryeministrit të Gjibraltarit dhe Ministrit të Jashtëm të Spanjës. Traktati historik, i nënshkruar në emër të Britanisë së Madhe nga Ministri i Shtetit për Evropën, Amerikën e Veriut dhe Territoret Jashtë Shtetit Stephen Doughty, synon siguri ekonomike dhe tregtare për njerëzit dhe bizneset e Gjibraltarit, mbron sovranitetin britanik dhe mbron funksionimin autonom të objekteve ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar. Gjibraltari u la jashtë Marrëveshjes së Tregtisë dhe Bashkëpunimit Britani të Madhe-BE pas Brexit, duke krijuar perspektivën e një “kufiri të fortë” shkatërrues për 15,000 njerëzit, mbi gjysmën e fuqisë punëtore të Gjibraltarit, të cilët kalojnë çdo ditë kufirin tokësor midis Spanjës dhe...
Burimi:
vizionplus.tv