Britani/ Çifti i njohur homoseksual në gjykatë për akuza të rënda, përdhunim dhe shfrytëzim seksual

Britani/ Çifti i njohur homoseksual në gjykatë për akuza të rënda, përdhunim dhe shfrytëzim seksual

  Një çift homoseksual në Britani është paraqitur sot në gjykatë i akuzuar për përdhunim, sulm seksual dhe trafikim seksual ndaj të rinjve, në një çështje që ka shkaktuar reagime të forta në vend. Sipas mediave britanike, përfshirë Daily Mail, 57-vjeçari Barry Druitt Barlow dhe bashkëshorti i tij 32-vjeçar Scott Hutchinson përballen me akuza të shumta penale që lidhen me shfrytëzim seksual dhe abuzim ndaj të rinjve. Në sallën e gjyqit u tha se të pandehurit dyshohet se kanë ‘shënjestruar’ të rinj, përfshirë edhe persona që nuk ishin domosdoshmërisht homoseksualë, duke u afruar me ta dhe më pas duke kryer abuzime. Të dy i kanë mohuar kategorikisht akuzat. Barry Barlow është një biznesmen dhe figurë publike në Britani, i njohur edhe si një nga burrat...