Brexit, dhjetë vjet më vonë, çmimi që Mbretëria e Bashkuar nuk e ka paguar ende

Brexit, dhjetë vjet më vonë, çmimi që Mbretëria e Bashkuar nuk e ka paguar ende

Referendumi i 23 qershorit 2016, në Mbretërinë e Bashkuar, mbush një dekadë dhe, në 10 vite krizash politike, pasigurie ekonomike dhe ndryshimesh në Downing Street, britanikët që ndryshuan kurs vijojnë të përballen me pasojat e Brexit. Dhjetë vite më parë, Britania u zgjua me një vendim që askush, ndoshta edhe ata që e kishin dashur, nuk e prisnin. Brexit fitoi me 51.89%, një nga vendimet më të debatueshme në historinë moderne të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo që për ata që e mbështetën ishte një rikthim i sovranitetit kombëtar, u pasua me trazira politike, ndryshime të njëpasnjëshme në qeverisje, por edhe me një klimë pasigurie. Nga David Cameron, i cili dha dorëheqjen pas votimit të vitit 2016, te Theresa May, Boris Johnson, Liz Truss, Rishi Sunak...