Botërori 2026/ Qeveria somaleze: Keqardhje për mohimin e hyrjes së arbitrit ndërkombëtar nga SHBA-të
Qeveria somaleze shprehu të mërkurën keqardhje për mohimin e hyrjes në SHBA të gjyqtarit ndërkombëtar somalez, Omar Abdulkadir Artan për të gjykuar Kupën e Botës FIFA. Duke komentuar zyrtarisht për herë të parë mbi çështjen, qeveria tha në një deklaratë se kishte ndërmarrë përpjekje diplomatike me autoritetet përkatëse në mbështetje të udhëtimit të Artanit. "Me keqardhje, këto përpjekje nuk rezultuan në një rezultat të favorshëm", tha Ministria e Jashtme Somaleze në një deklaratë. “Somalia do të vazhdojë të angazhohet me partnerët përkatës për të kërkuar sqarime të mëtejshme në lidhje me këtë çështje, dhe për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e qytetarëve të saj”, shtoi deklarata. Artani mbërriti në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, nga Turqia të mërkurën më herët, duke u pritur si hero....
Burimi:
syri.net