Bota merr ‘frymë’ lirshëm, dërgesat e naftës përmes Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Bota merr ‘frymë’ lirshëm, dërgesat e naftës përmes Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit janë rritur dukshëm të premten, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Irani nënshkruan një marrëveshje armëpushimi. Ndërkohë, prodhuesit e Gjirit po përgatiten t’i rrisin eksportet pavarësisht shqetësimeve mbi kushtet e vendosura nga Teherani për përdorimin e kësaj rruge jetike detare. Uashingtoni dhe Teherani publikuan tekstin e një memorandumi mirëkuptimi të nënshkruar të mërkurën për t’i dhënë fund konfliktit, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se sulmet mund të rifillojë nëse Irani nuk i përmbahet marrëveshjes. Të paktën katër anije cisternë që transportonin naftë të papërpunuar, produkte nafte dhe gaz të lëngshëm hynë në ngushticë të premten, duke u drejtuar drejt porteve të Gjirit në Irak, sipas të dhënave të MarineTraffic. Një cisternë nafte në pronësi japoneze doli nga ngushtica...