Bota e filozofisë në zi! Edgar Morin ndahet nga jeta në moshën 104-vjeçare
Sociologu dhe filozofi francez Edgar Morin, një nga figurat më të shquara të jetës intelektuale franceze, ka ndërruar jetë dje në moshën 104-vjeçare. Lajmi është konfirmuar këtë të premte, për agjencinë e lajmeve AFP nga bashkëshortja e tij. Gjigant i mendimit bashkëkohor me prirje të forta politike të majta, Morin ishte autor i një vepre të larmishme, e njohur përtej kufijve të Francës, e cila sfidonte sociologjinë tradicionale dhe paraqitej si një reflektim mbi njerëzimin, i mbështetur në të dhëna shkencore. “Deri në ditët e tij të fundit, Edgar Morin mbeti i vëmendshëm ndaj botës, ndaj njerëzve dhe ndaj sfidave të mëdha njerëzore që ushqyen mendimin e tij”, deklaroi bashkëshortja e tij, Sabah Abouessalam Morin, në një deklaratë për AFP. “Sot boshllëku që ai lë...
Burimi:
syri.net