Boom i filmave në Kinë! Shikuesit rikthehen në kinema, të ardhurat arrijnë shifra rekord
Rritet interesimi për ndjekjen e filmave në kinema. Sipas të dhënave nga platformat e internetit, deri tani të ardhurat nga biletat e kinemave për vitin 2026 në Kinë i kalojnë 20 miliardë juanët. Filmat që radhiten në tre vendet e para për të ardhurat janë “Pegasi 3”, “Tehet e rojave: Era ngrihet në shkretëtirë” dhe “I dashur ti”.Entuziazmi i shikuesve është ngritur vazhdimisht gjatë pushimeve verore dhe të ardhurat e biletave të kinemave gjatë kësaj periudhe i kanë kaluar 4.2 miliardë juanët. Ndër to, të ardhurat e biletave nga filmi “Futbolli Kungfu” janë më shumë se 1.3 miliardë juanë dhe nga filmi “Të gjitha dëshirat realizohen” mbi 200 milionë juanë. Qysh prej 1 qershorit, kur nisën pushimet verore, mbi 110 filma kinezë e të huaj...
Burimi:
javanews.al