Bllokada e Hormuzit alarmon G7-ën, analiza nga DW: Kërcënim serioz për ekonominë botërore
Ministrat e Financave të G7‑së mblidhen për dy ditë në Paris. Në qendër të diskutimeve pritet të jenë pasojat e luftës në Iran, e cila sipas ministrit gjerman të Financave, Klingbeil, po dëmton ekonominë botërore. Ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil, ka paralajmëruar për pasojat globale ekonomike të luftës në Iran. “Kjo luftë po dëmton masivisht zhvillimin ekonomik”, deklaroi politikani i SPD‑së para nisjes për në takimin e ministrave të Financave të vendeve të G7‑së në Paris. Duhet bërë gjithçka për t’i dhënë fund në mënyrë të qëndrueshme konfliktit dhe për të garantuar rrugët e lira detare. G7 – një aleancë informale e vendeve kryesore industriale perëndimore – konsiderohet si kuadri i duhur për të diskutuar me SHBA‑në dhe shtete të tjera mbi çështjet urgjente...
Burimi:
top-channel.tv