Bllokada detare e Trump ndaj Iranit, skenari që po rrezikon përplasje me Kinën dhe Rusinë
Në letër, operacioni duket si një rutinë të cilën Marina e SHBA-ve e ka ushtruar panumërt, por kur në ekuacion hyn Irani, çdo mision shndërrohet në një rrezik të lartë. Strategjia e bllokadës detare e diktuar nga Donald Trump pritet të ndjekë një model tashmë të konsoliduar, i ngjashëm me izolimin e Venezuelës që nisi dhjetorin e kaluar. Në atë rajon, ushtria amerikane ka arritur të sekuestrojë dhjetëra cisterna të të ashtuquajturës “flotë fantazmë” të përdorur nga Moska, Karakasi dhe Teherani për kontrabandimin e naftës. Rasti më i bujshëm mbetet ai i janarit, ku u godit anija “Marinera” në brigjet britanike, e cila tentoi të maskohej nën flamurin rus gjatë gjithë udhëtimit të saj në Atlantik. Megjithatë, situata në Gjirin Persik paraqet një sfidë krejtësisht...
Burimi:
javanews.al