‘Black Hawk’ amerikan ndjek skafin në Porto Riko/ Trafikantët hedhin 180 kg kokainë në det… arrestohen
Një operacion i forcave ajrore dhe detare të SHBA në brigjet e Porto Rikos ka përfunduar me kapjen e një skafi me 180 kg kokainë dhe arrestimin e 3 trafikantëve. Sipas raportimeve të FOX News, amerikanët dërguan një helikopter “Black Haëk” për të kapur një anije të ngarkuar me drogë, në datën 14 maj, ndërsa pamjet janë bërë publike këtë të premte, 29 maj. Autoritetet amerikane zbuluan një anije 25 metra të gjatë që mbante në bord tre persona si dhe disa pako të dallueshme. Njësia Detare e San Juan dërgoi një anije patrulluese e shoqëruar nga një helikopter “Black Hawk”. Gjatë këtij operacioni u arrestuan 3 shtetas nga Republika Domenikane, ndërsa në bord u gjetën rreth 180 kg kokainë. Siç duket edhe nga pamjet,...
Burimi:
syri.net