“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të mërkurën se grupi teknik për Iranin do të ritakohet javën e ardhshme, duke parashikuar që takimi të zhvillohet më 29 ose 30 qershor në Zvicër. “Epo, grupi teknik do të kthehet, besoj, më 29 ose 30,” u tha Rubio gazetarëve gjatë vizitës së tij në Kuvajt, duke shtuar se takimi do të zhvillohet në nivel ekspertësh. Rubio aktualisht ndodhet në një turne tre-ditor në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt dhe Bahrein, ku po diskuton zhvillimet e fundit diplomatike dhe memorandumin e mirëkuptimit SHBA-Iran. Në Bahrein, ai pritet të takohet edhe me Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit për çështje rajonale. Ai sqaroi se bisedimet teknike zhvillohen në nivel stafi dhe përfshijnë përfaqësues nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Departamenti...
Burimi:
javanews.al