“Bisedimet me Iranin janë si një lojë shahu”, Teherani i përgjigjet Trump: Jemi lojtarë profesionistë

“Bisedimet me Iranin janë si një lojë shahu”, Teherani i përgjigjet Trump: Jemi lojtarë profesionistë

Irani i është përgjigjur deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili e krahasoi luftën me Teheranin me një “lojë shahu”. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Ismail Baghaei, tha se iranianët janë “lojtarë shahu profesionistë” dhe se kanë treguar aftësitë e tyre si në negociatat zyrtare, ashtu edhe në komunikimet diplomatike. “Qoftë gjatë negociatave zyrtare, qoftë në negociatat në korridore, iranianët kanë treguar se janë lojtarë shahu profesionistë”, deklaroi Baghaei gjatë konferencës së përjavshme për shtyp. Reagimi i tij erdhi pasi Trump tha në një intervistë se kriza me Iranin do të zgjidhej dhe e krahasoi situatën me një lojë shahu. “Do të zgjidhet. Në fund gjithçka zgjidhet. Është si një lojë shahu”, ishte shprehur presidenti amerikan. Baghaei përdori gjithashtu një gjuhë të ashpër...