Birësime të paligjshme nga Koreja e Jugut – Tetë persona padisin Danimarkën për miliona dollarë
Pas Luftës Koreane – faza intensive e së cilës përfundoi në vitin 1953 – ishte një biznes multi-milion dollarësh: Më shumë se 140,000 fëmijë u dërguan nga Koreja e Jugut jashtë vendit nëpërmjet agjencive të birësimit. Dhe kjo u bë me dokumente, ndonjëherë të falsifikuara dhe pa pëlqimin e prindërve të tyre biologjikë. Sidomos nga vitet 1970 deri në vitet 1990, agjencitë e Koresë së Jugut bashkëpunuan me partnerë në mbarë botën në këtë tregti të paligjshme. Rreth 9,000 fëmijë të Koresë së Jugut përfunduan me familjet e tyre në Danimarkë, siç zbuloi Grupi Danez-Korean për të Drejtat e Njeriut disa vjet më parë. Të porsalindurit u morën sistematikisht nga nënat e tyre dhe u dhanë për birësim me mbështetjen e shtetit të Koresë së...
Burimi:
syri.net