Bill Gates para Kongresit për çështjen Epstein, mohon akuzat dhe kërkon transparencë
Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka dëshmuar me dyer të mbyllura para Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, në kuadër të hetimit që po zhvillohet mbi lidhjet e tij me financierin e ndjerë Jeffrey Epstein. Dëshmia e Gates është regjistruar në formë të shkruar dhe jo me video, ndërsa transkriptimi i saj pritet të publikohet në një fazë të mëvonshme. Megjithëse ai nuk është akuzuar për asnjë shkelje që lidhet me Epstein, marrëdhënia mes tyre ka qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes publike. Sipas informacioneve të bëra publike, Gates dhe Epstein kanë pasur kontakte profesionale dhe janë takuar në mënyrë të përsëritur mes viteve 2011 dhe 2014. Takimet lidhen me diskutime për krijimin e një fondi investimi, një projekt që nuk...
Burimi:
top-channel.tv