Bilanci i të vdekurve në Venezuelë rritet në 589, me gati 3,000 të plagosur

Bilanci i të vdekurve në Venezuelë rritet në 589, me gati 3,000 të plagosur

Numri i të vdekurve në Venezuelë është rritur në 589, ndërsa numri i të plagosurve është tani 2,980, tha Presidentja në detyrë Delsy Rodriguez. Të dhënat e mëparshme zyrtare flisnin për 235 të vdekur dhe 4,300 të plagosur, raporton BBC . Tërmete me magnitudë 7.5 dhe 7.2 të shkallës Rihter goditën Venezuelën gjatë natës midis të mërkurës dhe të enjtes. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së njoftoi se ishte një fenomen i rrallë i njohur si "doublet", pra një tërmet i dyfishtë . Pas këtyre dy tërmeteve, u regjistruan të paktën 138 lëkundje pasuese. Shumë prej tyre janë të zhdukur ose janë ende të bllokuar nën rrënoja, ndërsa ekipet e shpëtimit kërkojnë të mbijetuar edhe gjatë natës. Shumë banorë mbetën pa strehë pasi shtëpitë e tyre u...