Bie qeveria në Rumani, vendi hyn në pasiguri politike
Qeveria koalicionuese pro Bashkimit Europian në Rumani është rrëzuar pas miratimit të një mocioni mosbesimi ndaj kryeministrit Ilie Bolojan. Pas një debati parlamentar të zhvilluar të martën, 281 deputetë votuan pro mocionit dhe katër kundër. Nisma u ndërmor javën e kaluar nga Partia Socialdemokrate (PSD), e majtë, e cila ishte tërhequr nga koalicioni në fund të prillit, në bashkëpunim me partinë opozitare të djathtë ekstreme Aleanca për Bashkimin e Rumunëve (AUR). Deputetët e Partisë Liberale Kombëtare (PNL) të Bolojanit, si dhe aleatët e koalicionit, Bashkimi Shpëtoni Rumaninë dhe partia e vogël e minoritetit hungarez UDMR, nuk morën pjesë në votim. Megjithëse zgjedhjet e parakohshme duken të pamundshme, tregjet financiare reaguan me shqetësim, duke ngritur dyshime se paqëndrueshmëria politike mund të ndikojë në përkushtimin e Bukureshtit...
Burimi:
javanews.al