“Beteja e madhe” nis në Kaliforni, Trump hap frontin e ri kundër demokratëve

“Beteja e madhe” nis në Kaliforni, Trump hap frontin e ri kundër demokratëve

Presidenti amerikan Donald Trump ka rifilluar fushatën politike duke zgjedhur si pikënisje Kaliforninë, një nga shtetet më liberale të SHBA-ve, ndërsa përgatitet për zgjedhjet afatmesme (midterm) dhe betejat politike që lidhen edhe me zgjedhjet presidenciale të vitit 2028. Gjatë vizitës së tij të rrallë në Kaliforni, Trump sulmoi guvernatorin demokrat Gavin Newsom, një nga kritikët më të mëdhenj të administratës së tij dhe një emër i mundshëm për kandidaturën demokrate në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028. Përplasja mes Trump dhe Newsom është e vjetër. Ajo u thellua disa muaj më parë, kur presidenti dërgoi Gardën Kombëtare në Los Angeles pa miratimin e autoriteteve lokale, gjatë protestave pro emigrantëve. Në një darkë për mbledhje fondesh të Partisë Republikane në Los Angeles, Trump kritikoi politikat e Newsom...