Belgjika lëshon urdhër-arrest ndaj ish-komisionerit europian

Belgjika lëshon urdhër-arrest ndaj ish-komisionerit europian

Belgjika ka lëshuar një urdhër arresti evropian ndaj ish-Komisionerit Evropian grek Dimitris Avramopoulos, në kuadër të hetimeve të lidhura me skandalin e korrupsionit të njohur si “Qatargate”, i cili ka tronditur institucionet e Bashkimit Evropian. Lajmi u konfirmua nga një zyrtar i qeverisë greke dhe është raportuar gjithashtu nga media belge dhe greke. Rasti lidhet me hetimet e nisura në vitin 2022, ku disa zyrtarë të BE-së dyshohen se kanë marrë ryshfete nga Katari për të ndikuar në vendimmarrjen dhe politikat e Bashkimit Evropian. Skandali “Qatargate” konsiderohet një nga çështjet më të mëdha të korrupsionit që ka përfshirë institucionet e BE-së në dekadat e fundit. Gjatë hetimeve, autoritetet belge kanë kryer bastisje dhe kanë sekuestruar rreth 1.5 milion euro para në dorë, përfshirë edhe një shumë të...