Befason AfD: Ballkani, shumë i rëndësishëm për ne, Gjermania me rol kryesor
Vëzhguesve të marrëdhënieve të Berlinit me rajonin e Europës Juglindore u ra menjëherë në sy, se qeveria Merz shfuqizoi funksionin e të Ngarkuarit të Posaçëm të qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, i vendosur në kohën e qeverisë së mëparshme. Këtë pozicion e mbante politikani i partisë së Gjelbër, Manuel Sarrazin. Gjatë aktivitetit të tij rajoni ishte rregullisht në listën e prioriteteve të politikës së jashtme gjermane, kujton DW. Por ndonëse një lëvizje e tillë e kabinetit të ri shkaktoi fillimisht skepticizëm mbi vazhdimësinë e politikës ndaj rajonit, turneu i Ministrit të Jashtëm Johann Wadephul në gjashtë vende të Ballkanit është parë si tregues i faktit që qeveria gjermane mbetet e angazhuar në rajon. Peter Beyer, përfaqësues i CDU-së dhe anëtar i komisionit të politikës së...
Burimi:
top-channel.tv