BE propozon mision trevjeçar në Liban për trajnimin e forcave të sigurisë

BE propozon mision trevjeçar në Liban për trajnimin e forcave të sigurisë

Shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian ka propozuar ngritjen e një misioni trevjeçar ushtarak dhe politik në Liban, me synim trajnimin dhe këshillimin e forcave të sigurisë së vendit, raportoi Reuters duke cituar një dokument të brendshëm të BE-së. Sipas propozimit, misioni do të ndihmojë autoritetet libaneze në forcimin e kontrollit territorial, sigurisë kufitare dhe asaj detare, duke rritur kapacitetet e ushtrisë dhe policisë së vendit. Një nga objektivat kryesorë është që ushtria libaneze të mund të përqendrohet më shumë në procesin e çarmatimit të Hezbollahut. Nisma vjen në një moment kur mandati i Forcës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) pritet të skadojë në fund të vitit 2026. Megjithatë, Bashkimi Evropian nuk synon të zëvendësojë misionin e OKB-së, por të forcojë kapacitetet...