BE pas goditjes me dron në Rumani: Rusia ka kaluar një tjetër vijë, duhet ndëshkuar

BE pas goditjes me dron në Rumani: Rusia ka kaluar një tjetër vijë, duhet ndëshkuar

Bashkimi Europian ka reaguar ashpër ndaj Rusisë pasi një dron u rrëzua mbi një pallat banimi në Rumani, duke lënë të plagosur dy persona, raporton A2CNN. Sipas autoriteteve rumune, nuk raportohet për viktima, ndërsa zjarri i shkaktuar nga përplasja është vënë nën kontroll. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se “lufta agresive e Rusisë ka kaluar edhe një vijë tjetër”, ndërsa NATO dënoi atë që e cilësoi si “sjellje të papërgjegjshme të Rusisë”. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se rrëzimi i dronit përfaqëson një “shkelje flagrante dhe serioze të sovranitetit të Rumanisë dhe hapësirës ajrore evropiane“. “Moskës nuk mund t’i lejohet të shkelë hapësirën ajrore evropiane pa u ndëshkuar. Ministrat e jashtëm të BE-së dje u zotuan të shtojnë...