BE, marrëveshje politike për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
Ambasadorët e BE-së kanë arritur një marrëveshje politike mbi paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë. Paketa u pengua nga një sërë kundërshtimesh nga shtetet anëtare ndaj elementëve të ndryshëm të propozuar. “Paketa jonë e 21-të e sanksioneve synon sektorët me ndikimin më të lartë: energjinë, shërbimet financiare, kriptovalutat dhe tregtinë”, postoi në internet kreu i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Paketa përfshin një ngrirje 12-mujore të kufirit të çmimit të naftës ruse, si dhe një përjashtim njëvjeçar që lejon transferimin e gazit natyror të lëngshëm rus (LNG) në vendet e treta, me rinovim automatik. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se kjo do të siguronte që “makineria ruse e luftës të mos përfitojë nga tronditjet e tregut”. Diplomatët thanë se pengesa e fundit u...
Burimi:
javanews.al