BE “kopjon” Shqipërinë, marrëveshje me vende të treta për qendra emigrantësh

BE “kopjon” Shqipërinë, marrëveshje me vende të treta për qendra emigrantësh

Bashkimi Europian po përgatit ndryshime të rëndësishme në politikën e azilit, me qëllimin të rrisë dhe përshpejtojë kthimin e azilkërkuesve të cilëve u është refuzuar kërkesa. Përveç rregullave më të rrepta, propozimet e reja parashikojnë edhe mundësinë e transferimit të tyre në vende të treta, ndonëse aktualisht mungojnë partnerë të mjaftueshëm për zbatimin e këtij plani. Sipas propozimit, dëbimet do të bëhen më efikase në tre drejtime kryesore. Së pari, vendimet për refuzimin e azilit do të njihen dhe zbatohen nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së, duke shmangur procedurat e përsëritura. Së dyti, do të kufizohen përfitimet sociale për personat që nuk bashkëpunojnë me autoritetet për largimin e tyre nga territori i unionit. së treti: rruga është politikisht e qartë për krijimin e qendrave...