BE jep alarmin: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik
Një agjenci e Bashkimit Europian ka paralajmëruar se kontinenti mund të përballet me një nga sezonet më të rënda të zjarreve pyjore në histori, ndërsa rreziku pritet të rritet ndjeshëm në fillim të muajit gusht. Alarmi vjen në një kohë kur zjarret vazhdojnë të përhapen në disa vende europiane, ndërsa vdekja e dy zjarrfikësve gjatë një zjarri në Rethymno të Greqisë ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare. Sipas Sky News, shqetësimet po shtohen se vatra të reja zjarri mund të shpërthejnë në Greqi, Itali dhe Europën Qendrore në ditët në vijim. Maria Zoubert, drejtoreshë e Qendrës së Koordinimit të Reagimit ndaj Emergjencave të BE-së (ERCC), tha se situata mbetet “shumë e vështirë”, veçanërisht për Francën. Ajo paralajmëroi se nëse zjarret aktuale në Portugali dhe Spanjë nuk vihen...
Burimi:
javanews.al