BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit

BE hap rrugën për deportimin e azilkërkuesve jashtë Unionit

Planet e Bashkimit Europian për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në qendra deportimi jashtë territorit të Unionit duket se po marrin vrull, pasi vendet anëtare pritet të mbështesin rregullat e reja për kthimin e emigrantëve. Ambasadorët e vendeve të BE-së pritet të miratojnë këtë të mërkurë rregullat që lejojnë dërgimin e personave të urdhëruar të largohen nga territori europian në të ashtuquajturat “qendra kthimi” jashtë Unionit. Ky është një opsion që disa vende europiane po e shqyrtojnë prej kohësh, por që organizatat e shoqërisë civile paralajmërojnë se mund të hapë rrugën për abuzime dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Miratimi nga ambasadorët vjen pak para hyrjes në fuqi të një pakete më të gjerë reformash për migracionin, e cila do të zbatohet nga dita e...