BE frikë nga sabotimi i Kinës, rishikon varësinë nga pajisjet kineze të energjisë
Pas boom-it të investimeve në energjinë diellore në Europë, ka dalë në pah një shqetësim i ri: varësia e kontinentit nga teknologjia kineze. Ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të rrezikojë sigurinë energjetike dhe furnizimin e kontinentit të vjetër me elektricitet. Komisioni Europian ka vendosur të ndalojë financimin e pajisjeve diellore të prodhuara në Kinë, pas shqetësimeve se këto teknologji mund të paraqesin rrezik për rrjetin elektroenergjetik evropian dhe të shkaktojnë ndërprerje të mëdha energjie. Fokusi i ndalimit janë inverterët solarë, pajisje që konvertojnë energjinë diellore në energji të përdorshme dhe shpesh janë të lidhur me internetin për mirëmbajtje ose përditësime nga distanca. Ekspertët paralajmërojnë se, në skenarin më të keq, lidhjet e tilla mund të shfrytëzohen nga hakerë ose aktorë armiqësorë për të dëmtuar furnizimin...
Burimi:
top-channel.tv