BE do të ndalojë importet e mishit brazilian nga shtatori për shkelje të standardeve ushqimore
Bashkimi Evropian ka vendosur të ndalojë importet e mishit brazilian duke filluar nga 3 shtatori, një vendim që vjen vetëm pak ditë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së tregtisë së lirë BE-Mercosur më 1 maj. Arsyeja kryesore e këtij ndalimi lidhet me përdorimin e antimikrobikëve për të stimuluar rritjen e kafshëve në Brazil, praktikë që bie ndesh me standardet e sigurisë ushqimore të BE-së. Një komitet i përbërë nga ekspertë të shteteve anëtare votoi unanimisht për ta hequr Brazilin nga lista e vendeve që përputhen me këto standarde, duke e bërë atë vendin e parë që përjashtohet për këtë arsye. Ky vendim nënvizon se, pavarësisht liberalizimit të tregtisë bujqësore përmes marrëveshjes BE-Mercosur, rregullat e sigurisë ushqimore të Unionit mbeten të detyrueshme dhe të pazëvendësueshme....
Burimi:
javanews.al