BE dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje, do të kombinojnë forcat për prodhimin e dronëve

BE dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje, do të kombinojnë forcat për prodhimin e dronëve

Ukraina dhe Bashkimi Europian firmosën një marrëveshje për nxitjen e prodhimit të përbashkët të dronëve, e cila parashikon kombinimin e ekspertizës së Kievit me kapacitetin industrial europian për zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe shtimin e prodhimit të këtyre mjeteve.  “Kemi nevojë të kombinojmë fuqitë tona. Kjo marrëveshje do të bashkojë zotësinë ukrainase me kapacitetin industrial të Europës,” u shpreh presidentja e Komisionit Europian gjatë një fjalimi në Kiev, ku shkoi në Ditën e Shtetësisë së atij vendi. Ukraina ka firmosur ndërkohë një sërë marrëveshjesh të ngjashme me vende individuale. Gjatë samitit të NATO-s që u mbajt javën e shkuar në Ankara, presidenti Volodimir Zelenski nënshkroi tre të tilla, çka sipas tij e çoi në nëntë numrin e vendeve me të cilat Kievi ka marrëveshje për...