BE, buxhet rekord prej 2 trilionë eurosh/ Formula e re nuk favorizon të gjithë
Bashkimi Europian ka hyrë në një fazë të rëndësishme negociatash për buxhetin e ardhshëm afatgjatë, të njohur si Korniza Financiare Shumëvjeçare (MFF) për periudhën 2028-2034. Debati po zhvillohet mes prioriteteve të reja të sigurisë, mbështetjes ekonomike dhe presionit për disiplinë fiskale në shtetet anëtare. Komisioni Evropian ka propozuar një buxhet prej 1.8 trilionë eurosh, ndërsa Parlamenti Evropian kërkon një paketë më ambicioze prej 1.96 trilionë eurosh. Diferenca prej rreth 175 miliardë eurosh pasqyron përplasjen mbi mënyrën se si duhet të financohen prioritetet strategjike të unionit në vitet e ardhshme. Një nga sektorët që fiton më shumë nga drafti i ri është mbrojtja. Sipas propozimit aktual, rreth 131 miliardë euro do të ndahen për mbrojtjen, sigurinë dhe teknologjitë hapësinore, pesë herë më shumë krahasuar me buxhetin...
Burimi:
top-channel.tv