BBC: Protesta masive “No Kings” kundër administratës Trump në të gjithë SHBA-në
Bota E Diel, 29 Mars 2026 18:35 Protesta të mëdha kundër administratës së presidentit Donald Trump janë zhvilluar në qytete të shumta në të gjithë SHBA-në, në kuadër të valës së tretë të protestave “No Kings”, të cilat sipas organizatorëve kanë mbledhur miliona pjesëmarrës, sipas BBC News. Organizatorët deklaruan se protestat janë kundër politikave të administratës, përfshirë luftën në Iran, masat federale ndaj emigracionit dhe rritjen e kostos së jetesës. Ata akuzojnë Trump për “prirje autoritare”, ndërsa nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë i ka cilësuar këto protesta si të parëndësishme. Demonstratat u mbajtën në pothuajse çdo qytet të madh, përfshirë Nju Jork, Uashington, Los Anxhelos dhe Boston. Në kryeqytet, mijëra protestues marshuan drejt memorialit kombëtar të Abraham Lincoln “Lincoln Memorial” dhe mbushën zonën e...
Burimi:
kohajone.com