Bandar Abbas, baza që mund të përcaktojë fatin e konfliktit SHBA-Iran
Gati një muaj pasi SHBA-të dhe Irani nënshkruan një marrëveshje të përkohshme paqeje për t’i dhënë fund luftës mes SHBA-të, Izraelit dhe Iranit, përplasjet ushtarake në Gjirin Persik kanë rifilluar. Irani është zemëruar pasi SHBA-të u kërkuan anijeve tregtare të shmangnin Ngushticën e Hormuzit dhe të përdornin një rrugë alternative pranë bregdetit të Omanit. Teherani e konsideron këtë një përpjekje për të dobësuar kontrollin e tij mbi këtë kalim detar shumë të rëndësishëm. Si përgjigje, Irani ka rifilluar sulmet ndaj anijeve që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit në rrugë që ai i cilëson si “të paautorizuara”. Nga ana tjetër, SHBA-të kanë kryer sulme ajrore ndaj objektivave ushtarake në juglindje të Iranit, ndërsa Teherani ka goditur sërish vende të Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane. Presidenti...
Burimi:
javanews.al