Axios: SHBA dhe Irani kanë arritur marrëveshje, por pritet miratimi përfundimtar i Presidentit Trump

Axios: SHBA dhe Irani kanë arritur marrëveshje, por pritet miratimi përfundimtar i Presidentit Trump

Negociatorët amerikanë dhe iranianë kanë arritur një marrëveshje për një memorandum mirëkuptimi 60-ditor, me qëllim zgjatjen e armëpushimit dhe nisjen e negociatave për programin bërthamor të Iranit, por Presidenti Trump ende nuk ka dhënë miratimin përfundimtar, thanë për Axios dy zyrtarë amerikanë. Nënshkrimi i memorandumit do të përbënte përparimin diplomatik më të rëndësishëm që nga nisja e luftës, megjithatë një marrëveshje përfundimtare që adreson kërkesat e Trump për programin bërthamor do të kërkonte ende negociata intensive. Zyrtarët amerikanë thanë se kushtet e marrëveshjes ishin kryesisht dakordësuar që të martën, por të dyja palët kishin ende nevojë për miratimin e drejtuesve më të lartë, shkruan Axios. Sipas zyrtarëve amerikanë, pala iraniane u rikthye më pas duke deklaruar se kishte marrë miratimet e nevojshme dhe ishte gati...