Avioni luftarak fluturon mbi kokat e pushuesve në bregdetin e Florida-s, marina amerikane nis hetim

Avioni luftarak fluturon mbi kokat e pushuesve në bregdetin e Florida-s, marina amerikane nis hetim

Zyrtarët e skuadrës elitare të demonstrimeve ajrore të Marinës së Shteteve të Bashkuara, Blue Angels, kanë bërë të ditur se kanë nisur një rishikim të ngjarjes pasi në rrjetet sociale u publikuan pamje ku një avion i skuadrës fluturon në lartësi shumë të ulët mbi një turmë pushuesish në Pensacola Beach, Florida, të mërkurën në mëngjes. Në një deklaratë zyrtare, Blue Angels thanë se gjatë një manovre mbërritjeje, një nga avionët fluturoi më ulët se profili standard i fluturimit, duke shkaktuar shqetësim në plazh dhe duke prekur çadrat dhe karriget e pushuesve. “Gjatë një manovre mbërritjeje, një avion fluturoi në një lartësi më të ulët se ajo e parashikuar nga procedurat standarde, duke shkaktuar një shqetësim në plazh që preku çadrat dhe karriget e civilëve”,...