Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Avionët britanikë dhe francezë godasin depo armësh të ISIS-it në Siri
Britania e Madhe dhe Franca kanë kryer një operacion të përbashkët ajror, duke bombarduar një depo të dyshuar armësh në Siri, e cila sipas autoriteteve britanike ishte përdorur më parë nga grupi ekstremist Shteti Islamik. Ministria britanike e Mbrojtjes publikoi pamje që tregojnë avionë luftarakë Royal Air Force Typhoon duke u furnizuar me karburant në ajër. Në një deklaratë të postuar në rrjetin social X, Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, theksoi se ky veprim tregon udhëheqjen dhe vendosmërinë e Mbretërisë së Bashkuar për të qëndruar krah aleatëve, me qëllim parandalimin e çdo ringjalljeje të ISIS-it. Sipas Londrës zyrtare, zona e goditur ishte e lirë nga prania civile dhe të gjitha avionët u kthyen në bazë pa incidente.