Autoritetet në Gaza: Izraeli pengon udhëtimin e 17 mijë pacientëve nga Gaza për trajtim
Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka akuzuar Izraelin se po pengon largimin e më shumë se 17 mijë palestinezëve për trajtim mjekësor jashtë territorit, duke paralajmëruar se numri i vdekjeve mund të rritet mes pacientëve që presin kujdes shëndetësor, transmeton Anadolu. “Numri i referimeve mjekësore të dokumentuara kishte arritur në 17.757 deri më 20 maj”, tha zv.ministri në detyrë i Shëndetësisë, Maher Shamiya, gjatë një konference për media në Kompleksin Mjekësor Al-Shifa në Qytetin Gaza. Ai tha se vetëm 3.226 persona kanë mundur të largohen përmes pikave kufitare Rafah dhe Kerem Shalom, përfshirë 1.204 pacientë. Sektori shëndetësor në Gaza po përballet me një kolaps të gjerë pas luftës dyvjeçare të Izraelit, e cila ka shkaktuar shkatërrime të mëdha në spitale dhe infrastrukturën shëndetësore, si dhe...
Burimi:
syri.net