Autobusi përplas këmbësorët në qendër të Dublinit, një person i vdekur dhe tre të plagosur
Një autobus dykatësh i linjës Bus Éireann është aksidentuar në qendër të qytetit të Dublinit, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur tre të tjerë. Incidenti ndodhi në kryqëzimin e rrugëve North Earl dhe Marlborough. Më shumë se 20 zjarrfikës, efektivë policie dhe mjekë mbërritën në vendngjarje, duke bërë të mundur shpëtimin e këmbësorëve që u përplasën. Sipas mediave të huaja, thuhet se automjeti nuk ishte në shërbim në kohën e incidentit. Sakaq, kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e këtij incidenti të rëndë, që deri tani dyshohet se ka qenë aksidental. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv