“Arsim në vend të bombave”/ Protesta masive në Gjermani, studentët dalin kundër rikthimit të mundshëm të shërbimit të detyrueshëm ushtarak

“Arsim në vend të bombave”/ Protesta masive në Gjermani, studentët dalin kundër rikthimit të mundshëm të shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Dhjetëra mijëra studentë dolën sot në rrugët e qyteteve gjermane për të protestuar kundër rikthimit të mundshëm të shërbimit të detyrueshëm ushtarak. “Arsim në vend të bombave” dhe “Berlini në vend të vijës së frontit” ishin disa nga sloganet e shkruara në pankartat e protestuesve. Tubime dhe marshime proteste u mbajtën në dhjetëra qytete nën sloganin qendror “Grevë shkollore kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak”, në përvjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë. Policia e Berlinit tha se rreth 1,200 protestues marshuan nga Porta e Brandenburgut drejt selisë së Partisë Kristian Demokratike (CDU) të kancelarit Friedrich Merz, duke mbajtur pankarta me mesazhe si “Arsim në vend të bombave” dhe “Berlin në vend të vijës së frontit”. Organizatorët thanë se numri i pjesëmarrësve ishte...