Arrestohet shefi i policisë së Beogradit, dyshohet për fshehje vrasjeje dhe zhdukje trupi

Arrestohet shefi i policisë së Beogradit, dyshohet për fshehje vrasjeje dhe zhdukje trupi

Një nga figurat më të larta të sistemit të sigurisë në Serbi është arrestuar në Beograd nën dyshimet për përfshirje në fshehjen e një krimi dhe ndihmë në zhdukjen e trupit të viktimës. I arrestuari është Drejtori i Policisë së Beogradit, Veselin Milić, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në rastin e zhdukjes së një burri 52-vjeçar. Sipas mediave lokale, viktima është parë për herë të fundit në një restorant në lagjen Senjak të Beogradit. Prokuroria ka bërë të ditur se Milić është lënë në paraburgim nën dyshimin për moskallëzim të një vepre penale, si dhe për ndihmë ndaj autorit të dyshuar të vrasjes. Pas arrestimit të tij, Ministria e Brendshme e Serbisë njoftoi shkarkimin e tij nga detyra. Ndërkohë, në lidhje me...