Arrestohet në Itali 19-vjeçari shqiptar, policia sekuestron mbi 3 kilogramë drogë

Arrestohet në Itali 19-vjeçari shqiptar, policia sekuestron mbi 3 kilogramë drogë

Një 19-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia italiane pas një operacioni antidrogë në Savona. Hetimi, i fokusuar te shpërndarja e lëndëve narkotike mes të rinjve, çoi në zbulimin e një sasie të madhe droge dhe një shume parash që dyshohet se lidhet me aktivitetin kriminal. I riu u ndalua pranë një qendre tregtare në Savona, ku gjatë verifikimeve deklaroi se përdorte vetëm banesën e familjes. Megjithatë, hetuesit kishin dyshime se ai kishte në dispozicion edhe një apartament tjetër, të cilin dyshohet se e përdorte për të fshehur lëndët narkotike. Gjatë kontrollit të banesës së dytë, policia gjeti dhe sekuestroi rreth 3 kilogramë e gjysmë drogë, konkretisht 1,030 kilogramë hashash, 2,145 kilogramë marijuanë dhe rreth 280 gramë kokainë. Sipas autoriteteve italiane, vlera e drogës...