Armenia dhe bjeshka që po zhduket

Armenia dhe bjeshka që po zhduket

Bjeshkët e Araratit ARMENI- Duket se diçka po mungon nga pasaporta e re biometrike e Armenisë. Të paktën kështu thonë shumë njerëz në vend, të cilët e kanë vënë re një imazh të pazakontë në këtë dokument. Mes faqeve që paraqesin trashëgiminë dhe kulturën armene gjendet një fotografi e manastirit Khor Virap. Ky manastir i shekullit të XVII-të është i famshëm kryesisht për panoramën mahnitëse të Bjeshkës së Araratit në sfond. Megjithatë, në pasaportë, manastiri paraqitet nga një kënd ku në horizont shihen vetëm male të zakonshme dhe pa identitet të qartë. Kritikët e kanë quajtur këtë imazh të pazakontë “manovër” për ta shmangur përfshirjen e Araratit në dokumentin zyrtar. Bjeshka e Araratit ndodhet brenda territorit të Turqisë dhe zyrtarisht njihet me emrin turk Bjeshka...