Ankand për 100-vjetorin e Marilyn Monroe, ekspozohen foto të rralla dhe objekte ikonike
Foto të pabotuara të Marilyn Monroe dhe një koleksion i rrallë sendesh personale të ikonës së Hollivudit do të dalin në ankand më 1 qershor, në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së aktores legjendare. Sipas mediave ndërkombëtare, ankandi do të organizohet nga shtëpia “Julien’s Auctions” dhe do të përfshijë mes 350-400 artikuj që lidhen me jetën dhe karrierën e Monroe-s. Mes tyre janë fotografi të papublikuara më parë, dokumente personale, veshje, si dhe receta e shkruar me dorë për mbushjen e gjelit të detit për darkën e Falënderimeve. Explore 100 Years of Marilyn, now open for bidding in partnership with Turner Classic Movies (@tcm), celebrating the life, legacy, and timeless glamour of Marilyn Monroe. Celebrating the 100th birthday of Marilyn Monroe, one of Hollywood’s most...
Burimi:
top-channel.tv