Andy Burnham prezanton qeverinë e re britanike: Nis një epokë e re për vendin

Andy Burnham prezanton qeverinë e re britanike: Nis një epokë e re për vendin

Andy Burnham ka nisur zyrtarisht mandatin si Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, duke prezantuar kabinetin e tij të ri qeveritar dhe duke premtuar një fillim të ri për vendin. Në fjalimin e tij të parë përpara Downing Street, Burnham deklaroi se synimi i qeverisë së tij është të “rikthejë shpresën”, të rivendosë besimin e qytetarëve te politika dhe të ndërtojë një ekonomi më të fortë e më të drejtë. Njw nga emërimet më të rëndësishme tw qeverisw sw tij ishte ai i John Healey në postin e Kancelarit të Thesarit, një zgjedhje që u konsiderua surprizë, por që shihet si një figurë me përvojë dhe stabilitet për drejtimin e ekonomisë britanike. Kabineti i ri përfshin gjithashtu Ed Miliband si Sekretar të Jashtëm, Shabana Mahmood në...