Analiza/ Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?

Analiza/ Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?

Më shumë se 130,000 njerëz largohen nga rajoni i Ballkanit çdo vit. Pse po largohen të rinjtë dhe a janë subvencionet e shpallura nga politikanët rajonalë një nxitje e mjaftueshme për t’u kthyer? Mario (30), Mijat (29) dhe Matija (22) duket se nuk kanë asgjë të përbashkët. Njëri është nga Tuzla, tjetri nga Negotini, i treti nga Zagrebi. Ata kanë mbaruar shkolla të mesme dhe universitete të ndryshme, kanë profesione të ndryshme dhe nuk e njohin njëri-tjetrin. Ajo që kanë të përbashkët është se vijnë nga Ballkani. Dhe se jetojnë jashtë vendit ose planifikojnë të largohen. Të tre i thonë DW se nuk e morën vendimin për t’u larguar brenda natës. Edhe pse motivet e tyre për t’u larguar ishin të ndryshme, arsyet janë të...